Protestë për pallatin e dëmtuar/ Durrës, banorët kërkojnë rindërtimin në të njëjtin vend
24/03/2021 15:47

Banorët e pallatit “Baron’s” kanë vijuar protestat para bashkisë së Durrësit duke kërkuar ndërhyrjen e kryeministrit dhe ndërtimin e pallatit aty ku ka qenë. Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, pallati u shemb, duke shkaktuar dhe humbjen e dy jetëve. Shkak i shembjes ishin dhe ndërhyrjet në kolonat e tij për ndërtimin e një lokali në katin e parë dhe peshës së depozitave në taracë. “Ne duam të ndërtohet pallati aty e të mos na nxirren pengesa… Kur ishim në hotel, Edi Rama na premtoi se për 3 muaj do të hynim në shtëpi. Pallati ynë duhej të ndërtohej i pari”, thotë një nga banorët. “Edhe dje ishim në një takim me kryetaren e bashkisë dhe ajo këmbëngul tek e vetja. Familjet e dy viktimave kanë ikur nga aty. Janë sistemuar, ndërsa na dënon ne. Të mendojë për të gjallët”, shprehet një tjetër banore. “Jemi 18 familje të pallatit të Baronsit. I kërkojmë kryeministrit Rama dhe ministrit Ahmetaj të ndërhyjnë në bashkinë Durrës, ndryshe do të hyjmë në çadra dhe do të flijohemi. Aty do të derdhet gjak se ajo është prona jonë dhe bashkia është bashkëfajtore në shembjen e pallatit tone”. Sipas banorëve, vendimi i bashkisë nuk merr parasysh faktin se ata janë bashkëpronarë të truallit ku ngrihej pallati i tyre. Në një reagim bashkia e Durrësit sqaron se banorët e pallatit “Barons” të lagjes 6 do të strehohen në pallatin e Kastratit që do të rindërtohet në lagjen 17, ndërsa aty ku më parë ndodhej pallati i tyre do të ndërtohet një memorial në kujtim të 2 viktimave tê tërmetit.

Top News – Tym i zi në Milot, digjen goma pranë lumit Mat
14/03 20:49
Top Channel/ Sëmundjet e veshkave në rritje. Mjekët: 1 në 10 persona të prekur
14/03 19:55
Top Channel/ Re të zeza tymi mbulojnë zonën e Milotit, shkak dyshohet djegia masive e gomave
14/03 19:20
Top Channel/ Festohet Dita e Verës në Lushnjë, koncert dhe aktivitete
14/03 16:37
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë/ Disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 15:24
Top Channel/ Sot festa e Ditës së Verës/ Qendra e festës është qyteti i Elbasanit
14/03 15:22
Top Channel/ SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH për infiltrime
14/03 15:04
Top News – Tirana feston ditën e verës. Ballokume, muzikë dhe ngjyra në kryeqytet
14/03 14:18
Top News-Banorët e Rrjollit kundër resortit të Ulajt/ Sërish përplasje për pronën, disa të shoqëruar
14/03 14:12
Top Channel/ Vlonjatë dhe turistë festojnë Ditën e Verës pranë bregdetit
14/03 14:10
Top Channel/ Pamje me dron, Tirana feston Ditën e Verës, qytetarët mbushin rrugët e kryeqytetit
14/03 14:06
Top News – Ngjyrat e festës ‘veshin’ Tiranën. Ballokume e tinguj muzikor për ditën e verës
14/03 14:04
Top News- ‘Shqiponjat’ kapin 36-vjeçarin nga Kosova/ I dënuar me burg për shpërndarje droge
14/03 13:31
Top News – Festë dhe në burgun e të miturve/ Aktivitet festiv në kuadër të ditës së verës
14/03 13:22
Top News- Dhunë e përplasje në protestën e banorëve të Rrjollit, vijon beteja për pronën
14/03 13:20
Top Channel/ Dita e Verës në Durrës, koncert dhe panair në Ditën e Verës në qytetin bregdetar
14/03 12:43
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë, disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 12:42
Top Channel/ Sot Dita e Verës, qendra e fesës është Elbasanit, ku eventet kanë nisur prej ditësh
14/03 12:41
Top News – Elbasani, ‘kryeqyteti’ i festës. Koncert e aktivitete për Ditën e Verës
14/03 12:31
Top Channel/ Iftari i prefektit të Tiranës, mesazh paqeje dhe harmonie fetare në iftarin e Ramazanit
14/03 12:26
DIGITALB DIGITALB