Banorët e një pallati të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit janë mbledhur sërish për të protestuar, pasi firma ndërtuese nuk i është përgjigjur shqetësimit të tyre për banesat ku kanë derdhur mundin e një jete. Sipas tyre, tentativat e firmës për riparim nuk marrin parasysh dëmtimin strukturor të godinës shumëkatëshe që është shpallur e pabanueshme.