Të rinj nga Presheva dhe anëtarë të Partisë Civile në Shqipëri kanë organizuar një protestë përballë ambasadës serbe në Tiranë. Ata kanë kërkuar largimin e ambasadës serbe nga Tirana në shenjë proteste për heqjen e Lapidarit të Dëshmorëve të luftës në Preshevë.