Banorët e fshatit Backë në Skrapar janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të një hec-i. Ndonëse janë ankuar te firma përgjegjëse, bashkia dhe prefektuara, këta banorë nuk kanë gjetur zgjidhje për shqetësimin e tyre dhe që lidhet me rrezikun e mbetjes pa ujë.