Banorët e dy fshatrave të Njësisë Administrative Xibër të bashkisë Klos kanë protestuar,duke kundërshtuar shfrytëzimin e ujit në zonën e tyre në shërbim të një hidrocentrali. Banorët protestuan në vendin ku po hapet rruga e cila do të shërbejë për të shkuar tek vendburimi i ujit, duke bllokuar makineritë e firmës.