Kryeministri indian Manmohan Singh theu heshtjen e zgjatur që i solli një rrebesh kritikash e apeloi për qetësi në kryeqytetin Delhi, skenë e protestave masive pas përdhunimit të një vajze të re, e cila po lufton me vdekjen. Qeveria, tha Singh do të bëjë ç`është e mundur që të garantojë siguri për të gjitha gratë.