Kryetari i Partisë Demokratike ftoi shqiptarët të bëhen pjesë e protestës më 27 janar për t’i dhënë fund qeverisjes me dy standarde, që favorizon klientët dhe bandat që e mbajnë në pushtet dhe ngarkon me taksa qytetarët. Lulzim Basha tha në Korçë se pasoja kryesore e blerjes së zgjedhjeve dhe bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, është varfërimi i shqiptarëve dhe pasiguria për të ardhmen.