Autor: Edi Manushi Moderatorë: Edi Manushi, Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla E ftuar: Kristiana Sterjo- studente Rubrika: Emiliano Lule Në moshën 6 vjeçare, brenda ambienteve të një pediatrie në Pisa të Italisë, Kristiana Sterjo, protagonistja jonë për këtë radhë, ka kuptuar se ngjyrat dhe telajot do të ishin aleatët e saj për të përballuar ankthin që i jepte sëmundja e leuçemisë! Fati e detyroi të lëvizë me një karrocë me rrota, por mendja e saj nuk e tradhëtoi kurrë. Sot ajo është një studente në përfundim të nivelit Master në Drejtësi dhe i pëlqen të shkruajë. Mos u çudisni nëse do ta shihni në shkallët më të larta të vendimmarrjes!