Autor: Edi Manushi Moderatorë: Edi Manushi, Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla Rubrika: Emiljano Lule Gersi Troka është me Sindromën Down, por kjo nuk e ka penguar pasionin e tij për notin. Ai tashmë njihet për trofetë dhe rezultatet e mira që ka arritur në kompeticione ndërkombëtare që zhvillohen për këtë kategori. Paradite studion për kompjuter në një nga shkollat profesionale të Tiranës. Ai e ka shumë pasion kompjuterin, por i mungonte një i tillë. Stafi i "E Diell" i mundësoi një laptop që të kryejë sa më mirë detyrat e shkollës.