Këtë të shtunë, Shtëpia e Bardhë pritet t’i propozojë Kosovës dhe Serbisë krijimin e një zone të përbashkët ekonomike. Kjo është informata e vetme deri më tani rreth përmbajtjes së takimit të parë të dy vendeve pas më shumë se një viti. Ky propozim është mirëpritur nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës, e cila vlerëson se krijimi i kësaj zone do të rriste bashkëpunimin mes shteteve dhe do të sillte investime të huaja. Përveç zonës ekonomike Zeka thotë se dy vendeve mund t’u propozohet edhe menaxhimi i përbashkët i pasurive natyrore ndërkufitare.