Zadrima, e ndodhur mes 2 qyteteve të mëdha si Shkodra dhe Lezha, ruan me fanatizëm çdo aspekt të trashëgimisë kulturore dhe historike. Kemi vizituar zonën e Zadrimës për t’u njohur me historinë, kulturën, veshjet popullore, punimet artizanale, skuadrën e parë të futbollit për femra dhe kulinarinë. Sot "Në shtëpinë tonë" do ju tregojmë shumë arsye se përse duhet të vizitoni Zadrimën.