Cikli i reportazheve “Jashtë vijës së verdhë” kanë ne fokus zonat jashtë vijës së verdhë të kryeqyteti, zhvillimin si edhe ndyshimin rrënjësor në këto zona nga infrastruktura deri tek zhvillimi turizmit, si edhe rimëkëmja e infrastrukturës aktuale duke ruajtur trashëgiminë kulturore dhe deri tek ndërtimi i rrugëve të reja. Rritja e mirëqënies së jetesës për banorët e këtyre zonave si edhe zhvillimi i biznesit, i pikave turistike shtesë, rindërtimi i pikave turistike aktuale, hapja e shtigjeve të reja për turizëm janë pjesë e këtyre reportazheve me fakte dhe dëshmi reale. Në cdo episod do të ketë intervista me drejtues vendorë të zonave, intervista me banorë, intervista me turistë vendas edhe të huaj, me agjensi që ofrojnë guida turistike të dedikuara, me investititorë, si edhe me përfaqësues të Bashkisë Tiranë.