Në një nga rrëfimet më personale të saj, Anita Haradinaj flet në Grida Duma Podcast për jetën përtej politikës. Ajo tregon për marrëdhënien e saj të ngrohtë me bashkëshortin, Ramush Haradinaj, duke zbuluar edhe anën e tij që publiku nuk e sheh shpesh.Gjatë bisedës me Grida Duma, Anita përjeton edhe një moment të fortë emocional teksa flet për mungesën e nënës së saj. Ajo ndalet edhe te raporti me fëmijët, familja dhe jeta larg zhurmës së politikës. Në fund, Anita zbulon edhe një dëshirë të kahershme: rikthimin në televizion.