Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar në Sekretarinë e Kuvendit të Shqipërisë kërkesën për autorizim nga ligjvënësit shqiptarë për arrestimin e shtetasit Armando Prenga, me funksion deputet, për shkak të konsumimit - siç dyshohet, - të veprave penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “plagosje e rëndë me dashje” dhe “kanosje”.