Hyjnë në fuqi vendimet për përjashtimin nga TVSH dhe nga taksa e infrastrukturës për aktivitetet në procesin e rindërtimit. Në fletoren zyrtare janë botuar udhëzimet e ministrisë së Financave që parashikojnë përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të furnizimeve mallra dhe shërbime për procesin e ndërtimit, që realizohen nga ndërtuesit, subjekte të rindërtimit.