Dy nxënës të shkollës 9-vjeçare në Godvi janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, pasi gjatë kohës që kanë qenë në shkollë, kanë shfaqur probleme shëndetësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës, ku nga deklarimet e marra nga drejtori i shkollës ka rezultuar se për shkak të problemeve teknike të kaldajës, kanë patur shqetësime 4 nxënës, nga të cilët 2 nxënës janë dërguar në shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore.