Statusi i deputetit u siguron parlamentareve përfitime të majme në dieta, qera shtëpie apo kredi të buta. Deklarojnë miliona euro pasuri dhe nga 3-4 apartamente, por marrin kredi të butë dhe përfitojnë qira falas. Paradoksalisht ata që përfitojnë më shumë, janë ata që nuk flasin fare në parlament. A janë përfitimet që u jep statusi i deputetit, “mjalti” që i mbledh ata në parlament? Ky dokumentar do të tregojë përfitimet e deputetëve shqiptarë, të cilët paguhen nga taksat tona për shërbime luksi.