Pas tre kandidaturave të propozuara nga presidenti Ilir Meta e të rrëzuara më pas, shumica socialiste ka dhënë sinjalet e para pozitive për të votuar Arben Shehun si kreun e ardhshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Përpara komisionit parlamentar të ekonomisë Arben Shehu u thirr në seancë dëgjimore nga shpalosi vizionin e drejtimit të KLSH. “Synoj klimë bashkëpunimi duke nisur me pushtetin lokal dhe qendror që janë bërthamat e auditimit të KLSH”.