“Prisnim poshtë plazhit të Durrësit të binin bikinit”, Alket Islami tregon si pushohej në komunizëm: ’97 shkatërroi gjithçka më pas!
07/07/2025 21:50

Nga Tirana në Durrës me tren, me çanta e dëshira të mëdha. Kështu pushonin shqiptarët në socializëm, kur deti ishte për të gjithë, por me rregulla. Pyetja e parë që dëgjohej në prag të verës në lagjet e qyteteve ishte "A e more fletën e kampit? Në atë kohë nuk ishte thjesht një copë letër, por bileta e hyrjes në pushim në një kamp të shtetit në Durrës, Divjakë apo Vlorë. Në atë kohë pushimet nuk ishin private, nuk ishin spontane dhe as nuk ishin luksoze – por ishin të organizuara, të përbashkëta dhe të barabarta, në kuptimin socialist të fjalës. Në Shqipërinë e viteve ’70 dhe ’80, pushimet vjetore për punëtorët dhe familjet e tyre nuk ishin një “shpërblim” për suksesin profesional, por pjesë e të drejtave që shteti garantonte. Sindikatat dhe ndërmarrjet shtetërore shpërndanin të famshmet “fletë kampi”, që caktonin saktësisht ditët e qëndrimit, vendin dhe repartin me të cilin do të shkoje. Kampet kishin shtëpiza me krevate marinari, çadra të madha kolektive apo baraka druri. Kishte një përgjegjës grupi, orar ushqimi dhe aktivitetesh, dhe një farë “rregulli moral” të pranishëm gjithmonë. Në mungesë të restoranteve e marketeve të sotme, shqiptarët përgatiteshin për pushime sikur po niseshin në ekspeditë. Çanta mbusheshin me bukë të thekur, djathë të bardhë, domate, shalqi dhe vezë të ziera. Shpesh çoheshe herët për të zënë vend nën hije, dhe mbuloja klasike ishte batanija e leshtë e ushtrisë, shtruar mbi rërën e nxehtë. Një shishe ujë e mbështjellë me gazetë, një radio e vogël që këndonte Vaçe Zelën, dhe ndonjë revistë “Ylli” – ishin luksi i asaj kohe. Nuk kishte dhoma hoteli me ajër të kondicionuar, as pishina me koktej. Por kishte zëra fëmijësh që loznin në rërë, zhurmë karrocash që shisnin akullore, dhe net me zëra kitareje e këngë partizane. Sot, resortet me pesë yje kanë zëvendësuar barakat prej druri. Pushimet janë bërë ekskluzive, ndonjëherë të paarritshme për shumëkënd. Trendi i plazheve sot mes të rinjve është me festa të çmendura buzë detit dhe ekstravagancë. Por për brezin që ka kaluar fëmijërinë me shalqi të ftohur në det dhe bukë me djathë nën pishat e kampit – kujtimet janë më të gjalla se kurrë. Ato nuk ishin të pasura, por ishin të mbushura me ndjenjë. A kanë qenë ato më kuptimplota se pushimet sot?

Fotot e pablikuara të 21 Janarit! SPAK hap telefonat e politikanëve! FBI sjell provat
06/04 23:17
Albin Kurti i fituari i madh! Fotot fatale të Vjosës dhe Ramës me Trump! Kë ndëshkoi Europa?
06/04 23:09
“Vjosa Osmani rikthehet në politikë”, Curri për Kosovën: Kurti si Rama, do të jetë babai i kombit
06/04 23:06
Ekskluzive/Fotot e plumbave në 21 Janar! FBI gjen pamjet e vrasjeve! Kë do arrestojë SPAK?
06/04 23:04
“Balluku të gjykohej në gjendje të lirë”, Spahiu kundër rrymës: Burrat në gjendje të lirë, gratë në burg…
06/04 22:48
“21 janari s’do të zbardhet”, Spahiu ngre akuza të forta: SHBA po pengohet nga politika shqiptare
06/04 22:48
Ekskluzive: Plumbat dhe armët që vranë Aleks Nikën në 21 janar, Elton Qyno jep detajet e dosjes
06/04 22:27
Kush është Prokurori që spiunon SPAK te politikanët? Karamuço deklaratë të fortë për dekonspirim
06/04 22:24
Ku i ke alienët o Fred Cako? Karamuço thumbon konspiracionistin për fotot e hënës
06/04 22:24
Tronditëse! Zbërthehen 70 celularë të politikanëve! SPAK gati arrestime të forta në disa bashki
06/04 22:21
Karamuço skanon SPAK: Dumani futi ritmin, Braho ka ulur emocionet por askush nuk shpëton
06/04 22:17
E bujshme nga Hoxha: SPAK në Bashkitë e Vlorës, Himarës, Sarandës, Durrës e Vorë! Çfarë po hetohet?
06/04 22:14
“Një prokuror i SPAK e nis ditën me 3 dopie raki”, Curri i ashpër: Një tjetër punon 20 orë e ha byrekë
06/04 21:47
Ku ke fëmijë ti Curri që shqetësohesh? Grida Duma pyet analistin për heroin e fëmijëve në SPAK
06/04 21:46
“Rama i dha ‘gji e shpatën’ SPAK-ut”, batuta e Becit: Tani nuk i pëlqen! Prokuroria probleme në hetime
06/04 21:37
“Ekspertë të dënuar për verifikimin e tunelit të Kardhiqit dhe Metën”, Qyno si dështoi SPAK me hetimet
06/04 21:32
Lajm i fortë për hetimin e 21 janarit, Spahiu: SPAK ka frikë të zbërthejë telefonat e politikanëve
06/04 21:21
Kush është politikani që do godasë SPAK? Spahiu: Njerëzit I duan politikanët në litar por ende…
06/04 21:19
Alarmi për sulm me raketa në Shqipëri. Irani rekruton spiunë në Tiranë, paguhen me kripto!
02/04 23:29
Lufta hibride e Iranit! Nano: Më vodhën dhe mua e-mailet, duhet të jemi vigjilentë
02/04 23:28