Prishtinë, studentët protestojnë kundër vendimit për ndarjen e bursave
04/11/2019 19:20

Një grup studentesh kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit në Prishtinë kundër vendimit për ndarjen e bursave, të cilin e konsiderojnë diskriminues. Ata thonë se kreu i kësaj ministrie ka marrë vendimin që bursa të ketë vetëm për disa fakultete të caktuara. “Thirrja për ministrin nga ana jonë si përfaqësues të studentëve është që ky vendim duhet të rishqyrtohet, duhet të ndërrohet dhe nuk e pranojmë në asnjë mënyrë. I vetmi kompromis prej anës të përfaqësuesve të studentëve, studentëve bursistë por edhe studentëve të Universitetit të Prishtinës, është që ky vendim të anulohet. Në asnjë mënyrë nuk do të pranojmë që ky vendim të ecë përpara. Ne bëjmë thirrje që mos të na maltreton Ministri i Arsimit, ne bëjmë thirrje që më parë të ndërrojë këtë vendim”, shprehet Edison Bibaj, kryetar i Këshillit Studentor, në Universitetin e Arteve. “Ne jemi këtu për të kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për konkursin për ndarjen e bursave. Sipas këtij vendimi janë anashkaluar studentët e programeve Infermieri dhe Fizioterapi dhe kanë të drejtë përfitimi vetëm studentët e programeve Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci dhe Stomatologji. Studentët e këtyre departamenteve mendojnë që ky vendim është shumë i padrejtë, është diskriminues dhe i padrejtë dhe në kemi të drejtë të ankohemi për shkak se mendojmë që nuk jemi fajtorë. Sipas këtij vendimi, jo vetëm që do të dëmtohen studentët, por edhe do të ngarkohen ekonomikisht familjet e studentëve që i përkrahin financiarisht studimet e tyre”, shprehet Gjylshahe Fetaj, Fakulteti i Mjekësisë. Pas protestës, ministria e arsimit në Kosovë reagoi përmes përfaqësuesit Burim Gashi, I cili ka deklaruar se mbështetja e studentëve me bursa ka për qëllim përkrahjen e kuadrove deficitare, prandaj janë zgjedhur për suport financiar vetëm fakultetet të cilat siç tha ai, nxjerrin kuadro të tillë.

Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51