Prishtina rrezikon të mbetet pa ujë! Mungesa e reshjeve, bie niveli në dy liqenet e Badocit dhe Batllavës
13/01/2020 20:14

Për shkak të mungesës së reshjeve, përveç komunës së Gjilanit, edhe qytetarët e Prishtinës dhe rrethinës, mund të përballen me një krizë të ujit të pijshëm, thonë zyrtarë të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”. Ata sqarojnë se në këto momente, ka rënie të nivelit të ujit në liqenet e Badocit dhe Batllavës, prej të cilave sigurohet uji i pijshëm për më shumë se 140 mijë konsumatorë.Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është ndërmarrja më e madhe e furnizimit më ujë të pijes në Republikën e Kosovës, nga e cila furnizohen me ujë tetë komuna të vendit, përfshirë kryeqytetin. Drejtori ekzekutiv i tij, Ilir Abdullahu tha se nëse vazhdon mungesa e reshjeve, gjatë ditëve në vijim, kompania do të fillojë të zbatojë masat e reduktimit. “Nëse nuk ka reshje, rezervat e ujit nuk janë shumë premtuese. Në Batllavë dhe Badovc, niveli i ujit ka rënë me 10 metra. Siç po shihet edhe gjatë kësaj jave mundësitë e reshjeve janë të pakta, ndaj situata nuk ndryshon, në të ardhmen mund t’i drejtohemi një krize”, tha Abdullahu. Sipas tij, edhe pse tani është arritur të ruhet një furnizim me ujë për 24 orë, tanimë ka nisur plani për fillimin e reduktimeve, aty ku ekzistojnë mundësitë teknike, në mënyrë që të menaxhohen nivelet aktuale të ujit. Edhe në Shoqatën e Ujësjellësve të Kosovës (SHUKOS), pohojnë se mungesa e reshjeve, ka ndikuar në zvogëlimin e sasisë së ujit në nivel vendi, por më e rëndë gjendja, sipas kësaj shoqate, paraqitet në Komunën e Gjilanit, e cila që nga mesi i vitit të kaluar është përballur me një mungesë të ndjeshme të madhe të rezervave të ujit. Në këtë komunë tashmë janë duke u zbatuar reduktimet.

Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39