Një qytetare nga Durrësi ankohet në emisionin Fiks Fare se djalin e saj 13 vjeç nxënës i klasës së 7-të, në shkollën 9-vjeçare "Qemal Mici", e bullizojnë dhe dhunojnë bashkëmoshatarët. Ajo tregon se një vit më parë djali i saj në një letër që ia kishin gjetur në çantë, kishte shkruar sesi bullizohej për shkak të mbiemrit, prej syzeve dhe sesi bulliziesit i thynin mjetet në klasë. Për shkak të kësaj gjendje ajo ka shkuar disa herë në shkollë, në drejtori dhe tek psikologia, por nuk është gjetur një zgjidhje.Nëna tregon se djalin e ka të urtë dhe aspak problematik, madje shton se bullizuesit shkumësin e bëjnë pluhur dhe e thithin si kokainë sa kanë pasur dhe hemoragji.