AstraZeneca ka njoftuar se po tërheq vaksinën e saj Vaxzevria kundër Covid-19 muaj pasi pranoi në dokumentet e gjykatës se ilaçi mund të shkaktojë mpiksje të rrallë gjaku. Kërkesa për tërheqje është dorëzuar më 5 mars dhe ka hyrë në fuqi nga dita e martë. Sipas AstraZeneca, vaksina po tërhiqet për arsye komerciale pasi “është tejkaluar nga vaksinat e rinovuara që adresojnë variantet e reja të Covid-19”. Kjo, sipas njoftimit, ka sjellë rënie të kërkesës për vaksinën e AstraZeneca, e cila nuk po prodhohet më dhe as nuk tregtohet. Por ajo që bie në sy është se vaksina tërhiqet pak kohë pasi Astrazeneca në një dokument zyrtar në gjykatë pranoi se vaksina e saj mund të shkaktojë një mpiksje të rrallë gjaku. Ky efekt anësor mund të rezultojë fatal te njerëzit. Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj