Sot është dita e verës, një festë që festohet gjerësisht në Shqipëri. Kjo datë simbolizon ikjen e dimrit dhe ardhjen e periudhës së verës. Por zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore. Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj