Kush tha që priftërinjtë nuk i hyjnë garave sportive? Rreth 50 priftërinj, murgë, dhjakë dhe një pastor nga e gjithë Franca konkurruan në afërsi të Combourg (Ille-et-Vilaine) me rastin e kampionatit të 20-të te çiklizmit të klerikëve franceze, në një atmosferë që nuk mund të ishte ndryshe përveç se vëllazërore, e në të njëjtën kohë, edhe sportive.