Prezantohet logoja e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet, Veliaj: Një vit plot punë dhe energji pozitive
18/01/2020 19:31

Përmes një atmosfere fantastike plot muzikë dhe ngjyra, qindra të rinj të kryeqytetit u mblodhen ne prezantimin e logos fituese te Tiranës për 100-vjetorin e saj si kryeqytet. Bashkë me ekipin e studios “Karrota”, logo e së cilës u përzgjodh fituese për 100-vjetorin shpalljes së Tiranës Kryeqytet, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se shkurti do të shënojë nisjen e aktiviteteve festive për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme. “Sot është koha për të qenë bashkë dhe për ta përdorur këtë logo si një identitet, si një targë, si një simbol i Tiranës në 100-vjetorin e saj. Mezi pres t’ia fillojmë me aktivitetet, duke filluar nga muaji Shkurt me një itinerar që do të nisi në Lushnje, atje ku qyteti i Tiranës është shpallur kryeqytet. Do të duhet të kuptojmë që Tirana sot është kryeqyteti më i ri në Evropë. Tirana vetëm nga vitet ‘90 është katërfishuar. Duhet të flasim dhe për pjesën tjetër të popullsisë. Tirana sot ka në total 130 kombësi të huaja që gjithashtu thonë janë “tironsa”. Për të gjithë Tirana është shtëpia e tyre ndaj dhe ky 100 vjetor është edhe 100 vjetori i tyre”, tha ai. Veliaj nënvizoi se ky vit është edhe një moment për të reflektuar për atë që do të jetë Tirana në 100 vitet e ardhshme. “Ky është një moment fantastik jo vetëm për të reflektuar, por edhe për të ëndërruar, çfarë Tirane do të projektojmë në 100 vitet e tjera, çfarë teatri do të kemi në 100 vitet e tjera, çfarë rruge do të kemi në 100 vitet e tjera, në cilat bulevarde do të ecim në 100 vitet e tjera, çfarë do të bëjmë për fëmijët në 100 vitet e tjera”, u shpreh Kryebashkiaku Veliaj. Kreu i Bashkisë bëri thirrje për më pak sherre dhe debate dhe më shumë bashkëpunim mes njerëzve, për të krijuar një qytet më miqësor me fëmijët. “Nëse këto 100 vite jemi marrë me sherret e të rriturve, a mos ja vlen që siç kemi bërë 4-5 vitet e fundit, në 100 vitet e fundit t’i dedikojmë më shumë kohë për fëmijët, më shumë financa për fëmijët, më shumë plane për fëmijët, më shumë kopshte, shkolla, kënde lodrash, ambiente sportive për të treguar që Tirana s’mund të jetë vetëm politikë. Patjetër është epiqendra e partive, e parlamentit, e qeverisë. Patjetër ky është dhe vendi ku festohet dhe ku protestohet. Por a ka jeta më shumë se kaq? Unë them se po. Jeta ka më shumë se kaq. Ndaj dhe shpresoj që kjo logo apo dhe muzika që kemi zgjedhur dhe që do na shoqërojë në gjithë aktivitet që thotë e kam zemrën plot dashuri, do të jetë një kujtesë konstante që ky është një qytet i dashurisë, ky është qytet i optimizmit, një qytet i solidaritetit, një qytet i punës, një qytet me zemër të modhe siç thonë tironsit. Një qytet që i ka hapur derën për të gjithë”, tha më tej Veliaj. Ai nënvizoi se Tirana e 1 milionë banorëve është edhe Tirana e 1 milionë mundësive. “Tirana këtë vit me një milion banorë, ka gjithashtu një milion mundësi dhe do të doja që të mendonit për listën e aktiviteteve që do të brandojmë me këtë logo. Do të kemi mundësi që të fokusohemi për shumë çështje. Ka një mijë e një arsye për të festuar Tiranën kryeqytet, por sot në të gjithë atë listën e detyrave, e para është vendosja e një logo plot energji, plot ngjyra, siç është imazhi dhe energjia e Tiranës sonë. Ka ardhur koha që të festojmë dhe do të kemi një vit të tërë për aktivitete, për punë dhe për energji pozitive për Tiranën”, perfundoi Veliaj.

Top News – Procedohet pronari i qenit. Sulmoi të miturën një ditë më parë në Vlorë
08/04 11:51
Top News- Jo Instagram dhe TikTok/ Greqia ua ndalon fëmijëve nën moshën 15 vjeç
08/04 11:51
Top News – ‘Bashkia po na merr tokat’ / Bulqizë, banorët përplasen me zyrtarët
08/04 11:49
Top News – Sherri për borxhin 100 euro. 50-vjeçari nxjerr pistoletën në mes të lokalit, arrestohet
08/04 11:48
Top Channel/’Kush je ti merr lekët e popullit’, tensione në Këshillin Bashkiak të Bulqizës, banorët…
08/04 11:38
Top Channel/ Kërcënoi me armë fqinjin në mes të kafenesë, zbardhet ngjarja, sherri nisi për 100 euro
08/04 11:37
Top Channel/ “Nuk më vijnë shumë ankesa për ju”, Rama në spitalin e Lezhës:Kemi mjekë të mirë, por…
08/04 11:16
Top Channel/ ‘Mjekët e urgjencës nuk mund të trajtohen njësoj’, Rama në Lezhë:Në qershor do…
08/04 11:16
Top News – 100 lekë për çdo litër naftë. Kërkesa e shoqatës së transportit për qeverinë
08/04 11:12
Top Channel/ ‘Mjeku duhet të bëhet bashkëpronar në spital’, Rama:Për mirëmbajtjen duhet të…
08/04 10:53
Top Channel/ Kryeministri Rama në spitalin e Lezhës: Do fillojmë të vendosim tarifa për turistët që…
08/04 10:52
Top News- Theu masën e sigurisë dhe kreu 6 vjedhje/ Arrestohet 26-vjeçari, i dënuar dhe për dhunë
08/04 10:45
Top News- Izraeli nuk pranon armëpushimin. E zbaton vetëm me Iranin, Libani në mëshirë të Netanyahut
08/04 10:44
Top Channel/Theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ dhe kreu disa vjedhje,pranga të riut në Tiranë
08/04 10:23
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News – Mes lehtësimit dhe tensionit. Iranianët mbushin sheshet, festojnë armëpushimin
08/04 10:09
Top News – Armëpushimi SHBA–Iran. Prapaskenat e marrëveshjes dhe negociatave
08/04 10:00
Top News – Arrihet marrëveshja. Armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit
08/04 09:59
Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15