Presioni i sondazhit te McLaughlin, Mustafaraj tregon prapaskenën: S’pranonte asnjë ndryshim
25/06/2025 23:25

Sondazhet tashmë janë prej vitesh pjesë të pandashëm të fushatave elektorale në Shqipëri. Por ndërsa publikukërkon orientim, partitë politike shpesh i lexojnë me sy kritik, për të mos thënë selektiv. Pothuajse çdo parti e madhe bën sondazhet e veta, zakonisht të brendshme, për konsum të stafit elektoral dhe për orientimin e kandidaturave. Por të vetmet që shfaqen në publik janë ato të kontraktuara nga mediat. Dhe mes tyre, Top Channel ka sjellë jo pak herë surpriza në skenën elektorale. Në zgjedhjet lokale të vitit 2023, Top Channel kontraktoi dy kompani të ndryshme për matjen e tendencave në qytetet kryesore. Në Shkodër, ndër të paktat herë, sondazhi i parashikoi fitoren Partisë Socialiste – një rezultat që të tjerët nuk e pritën, por që në fund u konfirmua në kutitë e votimit. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, sërish Top Channel investoi në një sondazh të thelluar. Sondazhi i realizuar nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 parashikoi se PS do të fitonte me 49.4% të votave, ndërsa PD do të siguronte 34.9%. Rezultati real në zgjedhjet e 11 majit, ishte se PS fitoi me 53.3% të votave dhe 83 mandate, ndërsa PD mori 32.9% të votave dhe 50 mandate. Ky ishte një parashikim i afërt me rezultatin real, me një diferencë prej 3.9 pikësh për PS-në dhe 2.1 pikësh për PD-në. Ky nivel saktësie është i konsiderueshëm për sondazhet politike, duke marrë parasysh kompleksitetin e matjeve dhe ndryshimet dinamike të opinionit publik. Por sondazhet nuk janë thjesht pasqyra të opinionit, janë gjithashtu mjet ndikimi, sidomos për votuesit e pavendosur. Por ndërsa besimi në to ndryshon nga një kamp politik në tjetrin, ndikimi që ato ushtrojnë mbi perceptimin publik është i padiskutueshëm. Në politikën shqiptare, edhe perceptimi është pushtet. Sa dalin sondazhet? Sa besojne partite te sondazhet? A ndikojne sondazhet tek orientimi i votes?

Pamje të rralla! Kush ishte “llastica” që çmendi Kinostudion? Grida Duma hyn në Arkivin e Filmit
16/03 23:00
Rrëfimi/”Isha i detyruar ti urreja”, Sotiraq Bratko për Latif Agën: Kishim harmoni pas xhirimeve
16/03 22:45
Sa paguheshin aktorët në komunizëm? Fotot ekskluzive nga xhirimet e ikonave të kinematografisë
16/03 22:45
“O Zemani Mashkullorës”, aktori Nikolla Llambro: Në mes të gushtit xhironim me guna veshur
16/03 22:45
Si e ndërtuan pazarin e Gjirokastrës në dy muaj ? Basho: Duhej gati për “Liri a Vdekje”
16/03 22:45
“Çerçizi”kujton miqtë te filmi “Liri a vdekje” pas 46 vjetësh,përlotet Timo Flloko kur kujton skenat
16/03 22:45
Si reklamoheshin filmat e diktaturës? 4500 postera të Hollywoodit shqiptar në arkivë
16/03 22:29
E pabesueshme! 16 km film shqiptar i xhiruar në diktaturë. Frigoriferët që i ruajnë nga degradimi
16/03 22:28
“Andon Ledhi” brenda kinostudios! Restauratori tregon si po kthehet HD filmi komedi
16/03 22:28
Deda ngriu në majë të shtyllës duke folur me Zanën, Tanini:Histori e vërtetë, la pas 5 fëmijë
16/03 21:50
Kur aktori Bekim Fehmiu mahniti Tiranën, takimet me Kadarenë dhe Agollin, pse nuk luajti në film?
16/03 21:50
“Sebepi i sherrit është femra”, Tanini, “Kapedani” vijon të shfaqet në kinematë franceze
16/03 21:50
“Filmat e vjetër kanë aromë”, punonjësja e AQSHF: Po ruajmë origjinalët dhe pse i digjitalizojmë
16/03 21:50
Filmi rrëqethës “Rrethi i kujtesës”,veshjet origjinale të burgosjes së Marjeta Larjas dalin në AQSHF
16/03 21:28
Top Story hyn në Kinostudio! Grida Duma sheh si u realizuan filmat ikonikë në diktaturë
16/03 21:28
Cilat janë 25 pajisjet që ju transformojnë pamjen në Frontera? Dorina Shamo flet për pajisjet e reja
12/03 23:05
Trajtimi estetik i syve në Frontera, nga qepallat tek rrathët e zinj dhe hidratimi i fytyrës
12/03 23:00
Krem i personalizuar me qeliza staminale, Frontera me risi në trajtimet mjekësore dhe estetike
12/03 22:50
Nga pastrimi i thjeshtë i lëkurës tek strijat, celuliti dhe rimodelimi, pajisjet e reja te “Frontera”
12/03 22:40
Frontera në industrinë estetike, Dorina Shamo: Distributor i krijuar nga fillimi, e ndërtuam vetë
12/03 22:30
DIGITALB DIGITALB