Historia ka treguar se marrëdhëniet mes dy shteteve, përcaktohen shpesh nga politikat imponuese dhe intimiduese të më të fortit… Raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë, janë një histori e koklavitur çështjesh të hapura që fqinjët jugorë, synojnë ti kthejnë në interes të tyre duke luajtur fort kartën e integrimit. Një komponent force, që po përdoret rëndom për të kërkuar lirimin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur për blerje votash që ka shprehur synimin për helenizimin e Himarës e Jugut të Shqipërisë. Si diskriminohen dhe goditet imazhi i emigrantëve shqiptarë sa herë mes dy vendeve ka mosmarrëveshje politike. Raportet normale mes popujve grekë e shqiptarë, dhe rëndesat që sjell politika me burokraci, operacionet e famshme ‘fshesa’ apo kërcënimet e hapura që fshehin deri interesa territorial nga fqinjët tanë.