Presidentja e re greke/ “Gruaja” që shembi çdo barrierë
22/01/2020 19:40

Katerina Sakellaropolu, presidentja e re e Greqisë, ka lindur më 30 maj 1956. Ajo u votua nga parlamenti grek si presidentja e tetë e republikës së tretë helene dhe e 13 në total. Ajo do të marrë postin më 13 mars dhe do të jetë e para grua që do ta mbajë këtë pozicion në Greqi. Sakellaropolu ka lindur në Selanik. Vajza e një gjykatësi të Gjykatës së Lartë, ajo ka studiuar drejtësi në universitetin e Athinës dhe ka kompletuar studimet pasuniversitare në ligj publik në Universitetin e Sorbonës, në Paris. Në mes të viteve 80 ajo u pranua në këshillin e shtetit dhe u promovua në këshilltare në vitin 2000. Në tetor 2015 ajo u zgjodh zëvendëspresidente e këshillit të shtetit dhe në tetor 2018, në mënyrë unanime, u zgjodh presidente e këtij këshilli. Dhe kjo ishte një arritje e madhe pasi ajo u bë e para grua që merr kryesimin e gjykatës më të lartë të vendit, arritje kjo që do të lihej sërish prapa tani, me uljen e saj në karrigen e presidentit. Ajo do të zërë tani vendin e Prokopis Pavlopulos, mandati pesë vjeçar i të cilit përfundon në mars. Edhe pse presidenti është shefi i shtetit grek dhe komandant i forcave të armatosura, posti është kryesisht ceremonial. Presidentët grekë konfirmojnë qeveritë dhe ligjet dhe teknikisht kanë fuqinë të shpallin luftë, por vetëm në bashkëveprim me qeverinë. E mbështetur nga majtistët e Syrizës dhe Partitë Socialiste, Sakellaropolu mundi të sigurojë një nga rezultatet më të mira të votimit në historinë e parlamentit grek. Ajo ka thyer kështu traditat jo vetëm sepse është femër, por edhe pse nuk është anëtare e asnjë partie politike.

Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
Top News – Marina franceze në shpëtim…! Macron premton të mbrojë Ngushticën e Hormuzit
10/03 12:05
Top News – ‘Vdekje, zjarr dhe tërbim…’ / Sulme masive mbi Iran, shpërthime të pazakonta
10/03 11:58
Top News – ‘Po i thyejmë kockat Iranit…!’ Netanyahu: Nuk kemi mbaruar ende, ofensiva vazhdon
10/03 11:58
Top News – Turqia ‘ndez’ sistemet Patriot: Raketat e Iranit s’kanë shans, forcohet mbrojtja ajrore
10/03 11:48
Top News – Irani: Asnjë pikë naftë përmes Hormuzit / Trump kërcënon: Do ju godasim 20 herë më fort
10/03 11:48
Top News – Tarifat e Trump ‘ushqejnë’ Kinën. Rriti eksportet me mbi 20 për qind në dy muaj
10/03 09:41
Top Channel/ Trump, bisedë me Putin: Lufta mbaroi, dua të marr Hormuzin
09/03 22:48
Top Channel/ Zbardhet biseda telefonike Trump-Putin: Konflikti në Lindjen e Mesme duhet të…
09/03 22:27
Top Channel/ Izraeli sulmon bankat në Liban, 4 të vrarë dhe 3 të plagosur
09/03 20:09
Top Channel/ “Rajoni, tani në BE”! E zbulon Von der leyen: Duhet të bëhet pjesë e jona
09/03 19:59
Top Channel/ Presioni i G7, bie çmimi i naftës! Zbret nën 100 dollarë për fuçi
09/03 19:56
Top Channel/ Macron në Qipro: Hapim Hormuzin! Do shoqërojmë cisternat e naftës
09/03 19:53
Top Channel/ Rrëzohet një raketë izraelite në Liban, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë
09/03 18:14
Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin! Po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 15:38
Top News – Panik në Gjermani: Po na sulmon Irani!…por ishte një meteor, dëmtoi një shtëpi
09/03 15:19
DIGITALB DIGITALB