Presidenti Bamir Topi, nderoi mbrëmë në Nju Jork me medalje dhe urdhra 12 personalitete të diasporës. Në një ceremoni të organizuar nga Misioni i Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, zoti Topi falenderoi figurat e shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe sidomos disa personalitet të klerit në diasporë. Ai foli gjithashtu për thyerjen e barrierave të komunikimit mes shqiptarëve, 100 vjet pas krijimit të shtetit.