Në ditën e fundit të mandatit të tij presidencial, para zhvillimit të dorëzimit të detyrës të pasardhësit Bujar Nishani, presidenti Bamir Topi i është drejtuar me një mesazh gjithë shqiptarëve. Ai thotë se në ushtrimin e kësaj detyre jeshte përpjekur per te mbajtur premtimin e dhënë në betimin e tij, për të qenë Presidenti i të gjithë shqiptarëve, dhe për të vepruar me ndershmëri dhe mbi vlera qytetare.