Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkuan ndihmë nga Tirana e Prishtina, por morën porosi nga Beogradi. Ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri, Alleksandar Vuçiç ka vizituar bazat ushtarake “Jug” në Cepotin, e cila konsiderohet të jetë një nga bazat më të mëdha serbe, e që ndodhet në afërsi të Bujanocit, ku jetojnë shqiptarët, por edhe pikëkalimin kufitar të Dobrosinit, një zonë dikur të nxehtë konfliktesh.