4 shtylla të tensionit të Ulët në lagjen 'Nato' në Valias, ndodhen në oborret e banorëve prej dy vitesh. Banorët prej kohësh kërkojnë heqjen e tyre, por bashkia nuk ka ndërhyrë. Shtyllat u vunë përkohësisht në oborret e banorëve , pasi 2 vjet më parë u shtrua rruga. Por pas interesimit të Fiks Fare, OSHEE ndërhyn duke zhvendosur shtyllat.