Genard Cena nga Fushë Kruja është emigrant në Irlandë dhe prej 9 ditësh nuk po mundet të regjistrojë fëmijën e tij që ka lindur në Irlandë. Kjo pasi prej 10 ditësh sistemi i gjendjes civile nuk funksionon duke paralizuar të gjitha zyrat e gjendjeve civile në gjithë Shqipërinë. Fiksi mori informacion nga gjendja civile ku pohoi se prej të hënës ka rënë sistemi i AKSHI-it dhe po punohej për vënien në punë të tij.