Bota e futbollit vazhdon të solidarizohet me viktimat e tërmetit të rëndë që goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit të së martës. Pas Partizanit e Tiranës, një klub tjetër që iu bashkua nismës për të ndihmuar të prekurit nga kjo tragjedi ishte dhe Bylisi që në bashkëpunim me një kompani biznesi dërguan në drejtim të tyre ndihma me ushqime dhe jo vetëm.