“Qysh në ajër” e kanë kapur mediet greke shkeljen e bërë nga dy avionë ushtarakë “F16” të flotës turke, të cilët kanë shoqëruar “Airbus 320”-n e presidentit Erdogan prej Ankarasë drejt Athinës, duke u futur në hapësirën ajrore të Greqisë mbi ishullin Hios, pa bërë të njohur sipas rregullit planin e fluturimit.