Pothuajse në të gjitha akset nacionale ka vështirësi në qarkullim. Zinxhirët janë të detyrueshëm për të gjitha mjetet. Trashësia e dëborës arrin në 35 cm deri në 50 cm në qytet dhe në zonat e thella mbi 800 m. Edhe pse ka ndërhyrë borëpastruuesja herë pas here, një pjesë nga aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës, u bllokua për disa orë për shkak të reshjeve të dendura.