Posti i presidentit/ “Molla e sherrit” mes VV dhe LDK
19/01/2020 19:35

Posti i presidentit, që do të lirohet pas një viti, është bërë mollë sherri për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje mes lëvizjes vetëvendosje dhe lidhjes demokratike të Kosovës. Person unifikues dhe jo politik, është kërkesa e partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit si edhe e njohësve të rrethanave politike. Për Avdullah Hotin, nga LDK, në kuadër të përpjekjeve për koalicion qeverisës, u takon atyre posti i presidentit. “Ne kemi 30 vite që jemi themeluar dhe në shumicën e kohës kemi qenë në qeverisje. Nëse i shihni kuadrot që i ka propozuar LDK për pozitat më të larta shtetërore, për kryeministër, për kryetar të Kuvendit dhe president janë njerëzit më të respektuar të shoqërisë”, thotë Hoti. Por, në anën tjetër, Arbërie Nagavci, nga vetëvendosje, nuk është kaq e sigurt për emërimin e një emri nga LDK në postin e presidentit. “Jo domosdoshmërish duhet të jenë kuadro të LDK-së. Ne e kemi shprehur të qartë se do të dëshironim që të kemi një person i cili paraqet unitetin e popullit. Bashkë me LDK-në do të angazhohemi që të gjejmë një person, kandidat ose kandidate i cili në mënyrën më të mirë do të paraqiste unitetin e popullit” Për pedagogun Mazllum Baraliu, LDK ka emra për këtë post, por varet se kush do të propozohet: “Sigurisht që LDK ka kuadro për president, por problemi është që kandidat të propozohen në kohën e duhur, jo tani kur është dikush tjetër aktiv dhe funksional me mandat kushtetues president aty”. Analisti Riza Smaka thotë se është e pamoralshme që posti i presidentit të ofrohet kaq shpejt: “Emër mund të ketë, por nuk është e moralshme që qysh tash paraprakisht 1 vit më parë të garantohet posti i presidentit”. Në diskutimet mes partisë LVV dhe LDK për formimin e qeverisë po negociohet edhe posti i presidentit. Pavarësisht se është thënë se LDK ka propozuar Kujtim Shalën për president, VV e ka mohuar një gjë të tillë. Madje edhe emri i kryetarit aktual Isa Mustafa, është përmendur për këtë post.

Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38