Një letër me mbishkrimin “Jam budallaqe” e ngjitur në shpinë. Një 13-vjeçare që kthehet në shtëpi me lot në sy. Një prind që thotë se ka trokitur në çdo derë, por nuk ka gjetur zgjidhje. Fiksi trajtoi rastin e një nxënëse në klasën e 7-të e cila sipas familjes është bullizuar prej muajsh në shkollë. Ofendime si “injorante”, tallje dhe izolim – pasoja që, sipas prindit, e kanë bërë vajzën të mbyllet në vetvete dhe të mos shkojë më me dëshirë në mësim. Drejtoria e shkollës e mohon bullizimin dhe e cilëson situatën si konflikt të momentit mes nxënësve. Nga ana tjetër, institucionet konfirmojnë se rasti është trajtuar dhe po monitorohet me masa konkrete sensibilizuese dhe ndjekje psikologjike.