Portreti i fundit i Ismail Kadaresë, pikturuar nga Arif Lushi-Artkand
06/07/2024 18:06

Arif Lushi- Ismail Kadare, akrilik në kanavacë, 50x60 cm, viti 2024, çmimi fillestar 1500 euro. Kontaktoni në 00355686047773 Kjo vepër e Kadarësë është portreti i fundit i tij i bërë nga Arif Lushi. Portreti është bërë në Labinot para dy muajsh. Arif Lushi e punoi këtë portret si një impresion momental të piktorit përballë shkrimtarit. Piktori Arif Lushi bën pjesë në piktorët bashkëkohorë shqiptarë të ‚plain air. Krijimtaria e piktorit Arif Lushi i përket kryesisht gjinisë së peizazhit dhe të portretit. Ai ndikohet që në vitet e Liceut Artistik nga vepra piktorike e Buzës, Mios, Kolombit duke u prirur të zbulojë bukurinë e natyrës së zonës të Librazhdit e veçanërisht evidentimin e koloritit të fuqishëm të natyrës shqiptare dhe veçanërisht dritës së diellit. Gjatë viteve të studimeve të larta në AAB, Tiranë, Lushi duke pasur kontakt me literaturën dhe botimet e ndryshme mbi artin, priret të ndikohet nga impresionizmi, kubizmi e veçanërisht parapëlqen piktorët Sezan, Matisse, Picasso e Kandinski. Lushi në mbi 20 vjet krijimtari, i është kushtuar veçanërisht peizazhit. Ai në vazhdimësi ishte dhe është një piktor i natyrës shqiptare. Duke pikturuar direkt në natyrë, Lushi transmeton në tablo emocione të fuqishme nëpërmjet një penelate shprehëse ngjyrash gati të pastra me dritëhije të fuqishme që shpesh krijojnë momente grafike. Në ciklet e peizazheve të Lushit ndjehet prirja e tij drejt një tabloje ku motivi kryesor është imazhi i fshatit shqiptar të zonës, motiv ky mjaft i dashur për piktorin.

Auron Deva – M’nxen – acustic version ne Artkand
04/04 16:33
Skandali që tronditi Francën: masonë, agjentë dhe një rrjet vrasjesh në hije – Artkand
04/04 15:56
Arti si shpëtim: fëmijët me aftësi ndryshe që flasin përmes ngjyrave dhe muzikës – Artkand
04/04 15:55
“VRAGË”: plagët e historisë që nuk mbyllen dhe një identitet që shpërbëhet, Enkelejd Zonja – Artkand
04/04 15:55
“Akti i Heshtur”: qen alarmi dhe një qytet në prag shpërthimi, Enkelejd Zonja– Artkand
04/04 15:54
Ekspozitat që po çmendin Evropën në 2026: nga klasiket tek arti që thyen çdo rregull – Artkand
04/04 15:54
Një zë i ri, një skenë që dridhet: Auron Deva live me kitarën e Alvin Pogonit – Artkand
04/04 15:54
Kur arti bëhet alarm: nga pikturat që flasin te skandalet masonike që tronditin Evropën – Artkand
04/04 15:53
Kali në astrologji, Sanyu Chagall Basquiat tre mënyra për të parë të njëjtin simbol – Artkand
28/03 16:15
Në shitje veprat e fundit të krijimtarisë së Lek Tasit – Artkand
28/03 16:15
Leke Tasi mes muzikës dhe intimitetit në pikturë – Artkand
28/03 16:15
Nje shteg i kalasë së Prezës mban emrin Tinka Kurti, ja si e rrëfën Rita Gjeka – Artkand
28/03 16:15
Trupi si kanavacë çfarë ndodh në një performance live nga Ingrid Xhemo – Artkand
28/03 16:14
Neritan Liçaj mbi Drejtësi në Nuremberg, ideologjia mund te shfaroste një popull – Artkand
28/03 16:14
Një episod për teatrin pushtetin dhe artin që mbetet nga Neritan Liçaj tek Lekë Tasi – Artkand
28/03 16:13
Nga Leipzig te ankandet milionëshe, arti shqiptar mes botës, tregut dhe krizës – Artkand
21/03 16:44
Banksy trondit tregun e artit, veprat që mund të shiten për miliona në Londër – Artkand
21/03 16:10
Arti i Enea Ziut mes mëkatit dhe shpresës – Artkand
21/03 16:02
Nga Adami dhe Eva te Kulla e Babelit – Artkand
21/03 16:01
Nga Lea Ypi te zërat e rinj shqiptarë që pushtojnë Leipzig – Artkand
21/03 15:48