Qeveria ka shpallur fituesin e koncesionit për ndërtimin e portit turistik të Vlorës. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë fituesit e projektit “Marina Vlorë” janë bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k, “Marina Projects” ltd , “Brunes” sh.p.k. dhe “Ndregjoni” sh.p.k, ku konsorciumi fitues ka ofruar një investim me vlerë 22.8 milionë euro.