A mendoni se i kishit parë të gjitha dimensionet e një politikani? Unë them jo! Harrojeni formalitetin dhe imazhin që ata kanë. Kam një tjetër propozim për ju. Këtë herë edhe më shijshëm. Përplasjet e vërteta tani s’bëhen më në Parlament, por mbi tigan. Jemi bashkë për të zbuluar pasione të fshehta, detajet e munguara prej tyre dhe histori që jam e sigurt nuk i keni dëgjuar më parë. Politikan n’Tigan, formati i kontrasteve të mëdha vjen si menuja ideale e të shtunës mbrëma. "Politikan n’Tigan", një emision nga Atalanta Kërçyku, çdo të shtunë ora 20:00, në Top News