Policia vë shpërblim, shoferi që sulmoi Fatos Tushen në kërkim, jo vetëm në Berat
02/01/2020 19:34

Ky që shihni në foto është Gëzim Saraçi, 50, vjeç i cili prej më shumë se 48 orësh është shpallur në kërkim policor, si autori i plagosjes së kryetarit të bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, dhe sekretares së tij, Erisa Qalliu, në ditën e fundit të 2019-ës. Policia dyshimet më të forta për fshehjen e tij, i ka në Berat, megjithatë burime bëjnë me dije, se ky nuk është qyteti i vetëm ku po kërkohet për Saraçin. Dhe pikërisht për kapjen e tij, policia ka vënë në dispozicion 1 mln lekë, për këdo që në kushtet e anonimatit do të mund të jap informacione të sakta për lokalizimin qe do të sjellë vënien në pranga të ish-shoferit të kryetarit Tushe. Mëngjesin e datës 31 dhjetor, Gëzim Saraçi hyn në zyrën e ish shefit të tij, ku pas një debati për disa minuta hodhi një granatë dore, duke lënë të plagosur jashtë rrëzikut për jetën, kryetarin Fatos Tushe dhe Erisa Qalliun, e cila kishte hapur derën e zyrës për të parë se çfarë po ndodhte mes tyre. Në ato moment, pas hedhjes së granatës, Saraçi u largua qetësisht nga godina e bashkisë, për të humbur më pas gjurmët e për tu shpallur në kërkim nga policia. Tushe, në të njëjtën ditë pas marrjes së trajtmit të specializuar, doli nga spitali, ndërsa sekretarja e tij, pësoi dëmtime më të rënda në pjesën e fytyrës, dorës dhe këmbës. Nga burime brenda bashkisë thuhet se konflikti ka lindur në vitin 2017 kur kryebashkiaku e largoi nga puna ish shoferin e tij pasi thuhet se kishte marrë sinjalizime për shfrytëzim të pozitës së tij përballë bizneseve. Megjithatë ish shoferi vijonte të ishte në boderotë e bashkisë së Lushnjes. Sipas dëshmive thuhet se Saraçi vazhdimisht përplasej me kryebashkiakun duke e shantazhuar me ekzistencën e videove që kërcënonte se do t’i bënte publike. Por rrjedhja e ngjarjeve tregon se Tushe ka refuzuar që të bëhet viktimë e shantazhit duke sjellë edhe reagimin ekstrem të ish shoferit të tij. Hetimi i ngjarjes u kryen nga një grup i posaçëm hetimor i departamentit të policisë kriminale, të policisë së shtetit, të cilët mblodhën provat në zyrën e cila u kthye në një skenën e një atentati me dy të plagosur.

Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16
Top Channel/ IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
09/04 17:15
Top News- Kinezet, prostitucion në Golem / Arrestohen katër të huaja në një shtëpi me qira
09/04 17:02
Top Channel/ Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: ja kur do të hapet aksi
09/04 16:51
Top News – Do ndëshkojë ‘të padobishmit’ e NATO-s / ‘Pëshpëritësi i Trumpit’ në Shtëpinë e Bardhë
09/04 15:51
Top News- Çifti zhvendos shtëpinë, literalisht…‘E ngarkon’ mbi kamion, ishte në truallin e gabuar
09/04 15:47
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 15:44
Top News – Denoncimi i Braçes: Kompania “Lufra” fushatë kundër qumështit vendas
09/04 15:42
Top Channel/ Tradita e Pashkëve, 80-vjeçarja lyen 200 vezë për festën e Pashkëve
09/04 15:31
Top Channel/ Pitbulli kafshoi të miturën, paditet bashkia në Vlorë, banorët të shqetësuar
09/04 15:28
Top Channel/ Alarm për mashtrimet me SMS, qytetarët marrin mesazhe false
09/04 15:25
Top Channel/ “Bashkohen shqiptarët në Mal të Zi”, Forumi Shqiptar drejt unifikimit
09/04 15:23