Policia e Durrësit ka vënë nën pranga katër shtetas, për vepra të ndryshme penale. Një 46-vjeçar është ndaluar nga blutë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pikën e karburantit të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 746 litra naftë, e dyshuar kontrabandë, e cila tregtohej në mënyrë të kundërligjshme.