Si rezultat e kontrolleve të pandërprera me radar nga Policia Rrugore, që prej fillimit të vitit 2020 e deri ditën e sotme, në të gjithë vendin janë pezulluar 905 leje drejtimi. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin janë vendosur 1845 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa masë plotësuese pezullim të lejes së drejtimit.