Gjashtë të rinj janë ndaluar nga policia pasi kanë kryer manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në rrugën “Bulevardi i Ri”. Kjo gjë është bërë virale në rrjete sociale, ku janë postuar disa video në të cilat shihen drejtuesit e mjeteve, që bënin gara me makina dhe i postonin në rrjetin social Tik-Tok. Pikërisht në këtë rrjet social, policia ka bërë identifikimin e të rinjve dhe i ka gjobitur me 40 mijë lekë. Gazetar: Gerald Qerimi Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel.