Atentati në “Don Bosko” solli edhe një herë në fokus faktin se pronari i lokalit ndaj të cilit të dielën në mbrëmje u hap zjarr, Fatjon Murati ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpiak, masë e ulur në heshtje nga arresti me burg. Murati u prangos më tetë tetor nga policia e kryeqytetit, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh. Vetëm dy muaj pas prangosjes i është ndryshuar masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”, me një vendim nga gjyqtarja Migena Laska.