Policia e Shkodrës ka çmontuar 38 kamera ditën e djeshme në rrugët e qytetit verior, të cilat dyshohet se i shërbenin informimit të kontingjentit kriminal. Policia ka njoftuar se kamerat ishin instaluar në 3 lagje shumë të frekuentuara të qytetit, konkretisht në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë. Gazetare: Luçiana Hulej