VLORË- Jemi mësuar që policia të na krijojë idenë e rreptësisë dhe rregullave strikte që ndonjëherë nuk na pëlqejnë, por ata janë heronjtë e përditshëm në punën që bëjnë. Këtë e ka vërtetuar më së miri një efektiv i patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë i cili ka shpëtuar një grua e cili kishte tentuar të vetëmbytej në det.