Policia e Shtetit ka përjashtuar ditën e djeshme nga radhët e saj efektivin Klisman Nikolli, i cili u arrestua nga policia Italiane pasi ishte përfshirë në vjedhje. Sipas policisë ai kishte marrë leje pa të drejtë page, nga data 1 nëntor deri më 31 dhjetor. Kjo leje i është miratuar nga eprori i tij, për dalje jashtë shtetit, pas kërkesës së bërë nga vetë punonjësi, për arsye shëndetësore. Gazetare: Luçiana Hulej